PSG i hap rrugën Realit

0%

PSG ka vendosur të tërhiqet nga gara për transferimin e Rodrit, pavarësisht zërave që e lidhnin mesfushorin spanjoll me kampionët e Europës. Nasser Al-Khelaifi, Luis Campos dhe trajneri Luis Enrique nuk e konsiderojnë të nevojshëm afrimin e tij, pasi besojnë te Vitinha, Joao Neves, Fabian Ruiz dhe Warren Zaire-Emery.

Klubi parizien ka hequr dorë edhe nga gara për Yan Diomande, duke i hapur rrugën Real Madridit për të mbyllur marrëveshjen. Klubi madrilen është përfolur edhe për një interesim për Rodrin. Në repartin ofensiv, Ferran Torres është shfaqur si objektivi kryesor i Luis Enrique për sezonin e ri.

Ndërkohë, situata e Bradley Barcola është e komplikuar, pasi sulmuesi ka refuzuar rinovimin e kontratës që skadon pas dy vitesh. Liverpooli e konsideron francezin si një nga objektivat kryesorë për të zëvendësuar Mohamed Salah.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot