Nga: Elda Islami Shpërndaje në: Djegia e deponisë së Sferkës ka nxitur debatin për problemin me mbeturinat. Në një tryezë diskutimi, përfaqësues institucionesh vlerësuan se, përtej shuarjes së zjarrit, Kosovës i nevojitet strategji e re për menaxhimin e mbeturinave Është bërë thirrje për strategji të re për menaxhimin e mbeturinave, gjatë një tryeze diskutimi të martën, për djegien e deponisë së Sferkës së Pejës.
Në diskutimin e organizuar nga organizata “Syri i Vizionit”, kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ambienti”, Diedon Berisha, ka thënë se gjendja në të është e menaxhueshme. “Vatra të zjarrit nuk ka, por ka tym. Jemi duke punuar me operatorë të kontraktuar nga ne dhe me FSK-në.
Këta dy aktorë janë duke punuar edhe për mbulimin e zjarrit që ka qenë i ndezur tash e dy javë”, ka thënë ai. Deponia e cila ka marrë flakë prej rreth dy javësh, duhej të mbyllej më 2007. Por, pavarësisht planit për ta mbajtur të hapur për pesë vjet, në të janë hedhur mbeturinat e rajonit të Pejës.
E, drejtori për Shërbime Publike i kësaj komune, Agron Nikçi, ka thënë se zgjidhjen e sheh te deponia e re, e cila sipas tij, është në fazën finale. “Edhe ne menjëherë prapë kemi bërë marrëveshje të re me KFW-në për transferimin e 1 milion eurove këtë vit dhe 2 milionë euro vitin e ardhshëm, që i kemi tani në buxhet për ndërtimin e asaj deponie.
Këtu kemi planifikuar edhe mbylljen e deponisë. Pas takimit që kemi pasur me zyrtarët e KFW-së, është në fazën e ridizajnimit kjo deponi, ku do të rritet kapaciteti dhe do të zgjidhet problemi deri në vitin 2045″, është shprehur Nikçi.
Por, kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, Dardan Velija, ka theksuar se problemet me mbeturinat janë shumë më të mëdha sesa ato te deponitë. Edhe Arbëri 22 kor 2026 Deponia në flakë, duhej të mbyllej më 2007 “Deponitë sanitare janë hapi i fundit.
Neve si shtet na duhet ta transformojmë rrënjësisht, të kemi një strategji shtetërore për menaxhimin e integruar të mbeturinave, e cila na obligon edhe na e tregon rrugën se si të ecet përpara, e cila është bërë në përputhje me standardet evropiane. Problemi i mbeturinave fillon te qytetari.
Përshkallëzohet në gjendjen tonë në grumbullim si problem dhe përfundon në deponi”, ka deklaruar Velija. Kosova vazhdon të mos ketë sistem funksional të ndarjes së mbeturinave në burim, kurse riciklimi mbetet në nivele të ulëta. Për pasojë, pjesa dërrmuese e mbeturinave përfundon në deponi, duke rritur rrezikun për ndotje të mjedisit dhe përsëritjen e rasteve si ai i Sferkës.
