Drita është nikoqir i Florianas në kuadër të ndeshjes kthyese për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pas barazimit në udhëtim, “Intelektualët” kërkojnë vetëm fitore për të avancuar në fazën tjetër. Zekirija Ramadani e ka nisur me formacion ofansiv, ku Almir Ajzeraj do të luajë në pozitën e numrit 10.
Formacionet zyrtare: Drita : Maloku; Sheji, Pëllumbi, Salihu, Krasniqi; Dabiqaj, Abezaj, Limaj; Jashari, Bl.Krasniqi, Balaj Floriana : Cioletti; Spiteri, Drina, Kauan, Beerman, Kurtalic, Varela, D.Vella; Mbong, Gudelj, Dervisagic. Përndryshe, përballja do të nisë nga ora dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”./ Telegrafi
