I akuzuari kryesor për sulmin në Varagë u ishte prezantuar policëve

0%

Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Ka vazhduar gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit”.

Gjatë dëshmisë së tij, zyrtari policor Astrit Hama ka thënë se kur është ndaluar i akuzuari Jovan Viçentijeviq, policëve u kishte thënë se e ka emrin Zoran Uniforma ushtarake që mbante veshur dhe mungesa e dokumenteve të identifikimit janë arsyet që, sipas policit Astrit Hama, u ngritën dyshime për ndalimin e Jovan Viçentijeviqit, njërit nga të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit”, në nëntor të 2024-tës.

Për këtë rast, akuzohen edhe Dragisha Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq. Dëshmitari ka thënë në seancën e së martës në Prishtinë, se pas kontrollit dhe verifikimit që iu bë të pandehurit Viçentijeviq, në vendin ku u ndalua për kontroll, u vendos që të shoqërohej në stacionin policor në Zubin-Potok.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në momentin që e kam dhezë baterinë e dorës, e kam vërejt që ka qenë i uniformuar me uniformë ngjyrë kafe, çizme ushtarake dhe të njëjtin e kam nxjerrë prej automjetit. I kam thanë me prezantu çka ka në xhepa, i ka prezantu dy telefona të mençur, edhe një zarf me 2000 euro”, ka thënë dëshmitari dhe zyrtari policor Astrit Hama.

Dëshmitari ka thënë se arsyeja pse është ndaluar automjeti, ka qenë për shkak të tipit të veturës. Edhe LAJMET E MBRËMJES 16 jan 2026 Dy të akuzuarit e rastit “Banjska” nuk deklarohen mbi fajësinë “Ka qenë një veturë me tabela të Leskovcit, për shkak se ka ardhë nga ai drejtim dhe automjeti ka qenë i llojit Sharan, e kemi ndaluar dhe dy persona kanë qenë me dokumentacion të Serbisë, kurse njëri nuk ka prezantu dokumente”, ka thënë ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit special Bekim Kodraliu, dëshmitari është shprehur se i pandehuri JovanViçentijeviq, ishte prezantuar fillimisht me emrin Zoran. “Për personin Zoranin që është prezantu, e kam thirrë komandantin, e kemi marrë dhe shoqëru në stacionin policor në Zubin-Potok.

Më pas, unë kam vazhdu me punë të mia, më pas më kanë tregu që nuk e ka emrin Zoran, por Jovan dhe dyshohet për rastin që akuzohet sot”, ka thënë ai. E paraprakisht, dëshminë e tij e ka vazhduar dëshmitari Fatmir Ademi, drejtor i Departamentit për Kimi dhe Biologji në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë. Ai ka dëshmuar edhe të hënën.

Në seancën e së martës, ai ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 prova. “Ekspertiza është kryer në laboratorin e ADN-së, në Prishtinë dhe jo në Itali. Ne përveç tjerash e kemi bërë analizimin edhe në mungesë të softuerit, para se me shku në Itali. Ne i kemi krahasuar dhe kemi bërë një vlerësim tonin edhe para interpretimit nga italianët.

Vendimin për dërgim për interpretim në Romë e ka bërë Prokuroria dhe jo ne. Ne kemi dërguar rezultatet që ne i kemi nxjerrë me ekspertizën e ADN-së”, ka thënë ai kur është pyetur nga mbrojtësi i të akuzuarit Jovan Viçentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 27 mar 2026 Kokalla: Për vrasjen e Liridona Ademajt mësova nga mediat Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Jovan Viqentijeviq dyshohet se bashkë me vëllanë e tij, Dragisha Viqentijeviq, me qëllim kanë dëmtuar pajisjen e ujësjellësit dhe kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv.

Shpërthimin në kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit” në fshatin Varagë të Zubin-Potokut në nëntor të vitit 2024, i cili dyshohet se u bë me rreth 20 kilogramë eksplozivë, autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si sulm terrorist, kurse Serbinë e kanë bërë përgjegjëse për të.

Burimi: Koha