Putin: Pesë vitet e fundit kanë qenë një periudhë jashtëzakonisht

0%

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se pesë vitet e fundit kanë qenë një periudhë “e vështirë dhe jashtëzakonisht kritike” për vendin e tij, duke i cilësuar ato si një nga etapat vendimtare në historinë e shtetit. Gjatë një takimi në Kremlin me deputetët e Dumës së Tetë Shtetërore, që është dhoma e ulët e parlamentit rus, Putin tha se mandati i tyre përkoi me sfida të mëdha për shtetin.

“Pesë vitet e fundit – periudha e mandatit tuaj si deputetë – kanë qenë të vështira dhe jashtëzakonisht kritike për vendin tonë. Pa asnjë ekzagjerim, kjo është një nga etapat vendimtare në historinë e atdheut tonë. Në lojë është fati dhe e ardhmja e popullit tonë”, u shpreh ai, transmeton AP.

Presidenti rus deklaroi gjithashtu se populli rus “nuk do të thyhet kurrë”, ndërsa akuzoi Perëndimin se po përpiqet ta dobësojë dhe destabilizojë Rusinë për shkak të siç e quajti ai, operacionit special në Ukrainë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke folur në Kremlin, Putin tha se vendi i tij mbetet i gatshëm të mbrojë sovranitetin e vetë dhe pretendoi se vendet perëndimore kanë intensifikuar përpjekjet kundër Rusisë që nga viti 2022. Ai e përshkroi situatën aktuale si një pikë kthese në zhvillimet globale, duke thënë se bota po hyn në një fazë të re.

“Është një kohë kur, mes një konkurrence të ashpër, po marrin formë konturet e një rendi të ri botëror” , deklaroi presidenti rus.

Burimi: Bota Sot