UEFA gjobit kampionen e Shqipërisë

0%

Shpërndaje në: Organi i Apelit i UEFA-s e ka gjobitur me 25 mijë euro kampionen e Shqipërisë, Egnatia. Në vendim shkruan se Egnatia gjobitet për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë gjatë ndeshjes së zhvilluar në Rrogozhinë. Egnatia luajti 3:3 me Celjen javën e kaluar, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

“Gjobitet KF Egnatia me 25 mijë euro dhe urdhërohet mbyllja e pjesshme e stadiumit gjatë ndeshjes së ardhshme të garave të UEFA-s në të cilën KF Egnatia do të luajë si vendëse, për hedhje gjësendesh. Mbyllja e pjesshme e stadiumit është me kusht gjatë një periudhe prej dy 2 vjetësh, duke filluar nga data e këtij vendimi”, shkruan në vendimin e UEFA-s.

Drejtori i Egnatias, Kledji Zenelaj është suspenduar për një ndeshje për sjellje josportive. Ndeshja e kthimit luhet sot.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha