Sporti shqiptar është në zi, ndërsa ka ndërruar jetë Artan Pogoni. Lajmi tragjik për 54-vjeçarin u raportua sot më 28 korrik, kur edhe dyshohet se pësoi arrest kardiak. Doktor i Shkencave, Profesor Universitar Pogoni me një formim të gjerë akademik, ishte i mbështetur në kater diploma universitare.
Ai ka ndërtuar karrierën e tij në fushën e shkencave sportive, duke u fokusuar në rekreacionin sportiv dhe në metodologjitë e trajnimit sportiv. Angazhimi kërkimor ishte i përqendruar në fushën e stërvitjes sportive, volejbollit dhe rekreacionit sportiv.
Ai ka një kontribut të qëndrueshëm në literaturën shkencore, me 12 botime akademike dhe 2 tekste mësimore, të cilat shërbejnë si referencë për studentët dhe profesionistët e fushës. Përmes këtyre botimeve, Dr. Pogoni ndikoi në pasurimin e bazës teorike dhe praktike të shkencave sportive në Shqipëri.
