Ekskluzive: “Dallaveret” me dokumente të veturave, ky është pronari i

0%

Sinjali ka siguruar ekskluzivisht emrin e personit të arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës, i cili dyshohet për falsifikim të dokumenteve të automjeteve me qëllim përfitimin e të drejtës së regjistrimit të tyre në Kosovë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Armend Sahitin , rreth 44-vjeçar, pronar i autosallonit “Armando” në Vushtrri.

Sipas informacioneve, hetimet kanë nisur pas një njoftimi nga QAK-Eurolab, lidhur me dyshimet për falsifikimin e pesë librezave koreane të automjeteve. Dyshohet se në dokumente ishte ndryshuar viti i prodhimit nga 2015 në 2016, me qëllim që automjetet të plotësonin kushtet për regjistrim në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të hetimeve, Njësia e Auto-Krimeve në Mitrovicë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, QAK-Eurolab dhe nën koordinimin e Prokurorit të Shtetit, ka mbledhur prova dhe më 28 korrik ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë aksionit është intervistuar edhe djali i tij, Art Sahiti, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Armend Sahiti është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin e dyshuar të falsifikimit të dokumenteve janë në vazhdim.

Ekskluzive | Dyshohet se falsifikoi dokumentet e pesë veturave për t’i regjistruar në Kosovë – arrestohet pronari i autosallonit “Armando” në Vushtrri Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com