Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për situatën e reprezentuesit kosovar Edon Zhegrova te Juventusi, duke vlerësuar se futbollisti kosovar ka cilësitë e nevojshme për të qenë titullar dhe se mosaktivizimi i tij varet nga zgjedhjet e trajnerit.
Në emisionin SportCast, Ademi e cilësoi Zhegrovën si një nga talentet më të mëdha të futbollit evropian dhe theksoi se ai mbetet një aset i rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës. Ademi: Zhegrova është një talent i jashtëzakonshëm “Edon Zhegrova është një talent i jashtëzakonshëm, kuptohet që është një prej talenteve, top talenteve me thënë, që janë futbollistë më të njohurit në botë.
Tani pse nuk është në formacion të parë te Juventusi, krejt varet nga trajneri, nga formati i lojës, se mendoj që e meriton. E meriton se e ka atë talent, jashtëzakonisht një talent i madh. Edhe sigurisht që është… është potencial dhe është aset për kombëtaren tonë, dhe ne i dëshirojmë gjithë të mirat. Dhe besoj që i vjen koha dhe shpërthen siç ka shpërthyer.
Po unë e di karakterin e Edonit dhe ai është i bindur në fuqinë e vet, në kualitetin e vet, që është shumë mirë dhe shumë e drejtë. Dhe e ka një mendje që ndoshta edhe unë e përkrah në këtë mendim, që duhet me i tregu edhe Juventusit që është kualitet dhe e meriton të luajë kudo.
Në çdo ekip, mendoj të Evropës, cilëndo të jetë, cilëndo ta marrësh, në të cilëndo ligë, mendoj që Edoni ka vend”, theksoi Ademi. Sezonin e kaluar Zhegrova nuk gjeti hapësirën e duhur te Juventusi nën urdhërat e trajner Luciano Spalleti dhe pati spekulime se ai mund të largohet, megjithëatë, ai pritet që të vazhdojë me “Zonjën e Vjetër” edhe në edicionin 2026/27.
