Dy të lënduar nga shembja e kranit në rrugën A, nisin hetimet

0%

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrëzimit të një krani në një kantier ndërtimi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për Sinjalin se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit., ka deklaruar Pllana.

Bie krani te rruga A, dyshohet për të lënduar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com