Drejt largimit

0%

Joshua Zirkzee pritet të largohet nga Manchester United gjatë këtij afati kalimtar, pasi sulmuesi holandez nuk bën pjesë në planet kryesore të trajnerit Michael Carrick për sezonin e ri. Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për 25-vjeçarin, ndërsa Juventusi dhe Como po monitorojnë nga afër situatën e tij.

Zirkzee iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2024 nga Bologna për rreth 36.5 milionë funte, por aventura e tij në “Old Trafford” nuk ka përmbushur pritshmëritë. Sezonin e kaluar ai ishte titullar vetëm në pesë ndeshje të Premier League, fillimisht nën drejtimin e Ruben Amorimit dhe më pas të Michael Carrick.

Megjithatë, sulmuesi dha sinjale pozitive në ndeshjen miqësore ndaj Rosenborgut, ku shënoi një gol në fitoren bindëse 5:0 të Manchester Unitedit. Paraqitja e tij besohet se ka rritur interesimin e klubeve italiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në 56 paraqitje në Premier League me fanellën e Manchester Unitedit, Zirkzee ka realizuar vetëm pesë gola, statistikë që nuk ka bindur drejtuesit e klubit për ta mbajtur në skuadër. Holandezi e njeh mirë futbollin italian, pasi më parë ka luajtur te Parma si i huazuar dhe më pas ka kaluar dy sezone të suksesshme te Bologna, para transferimit në Angli.

Me Benjamin Seskon dhe Mateus Cunhan që pritet të jenë opsionet kryesore në sulm për sezonin e ardhshëm, hapësirat për Zirkzeen duken të kufizuara. Për këtë arsye, largimi i tij gjatë kësaj vere konsiderohet si skenari më i mundshëm, ndërsa Manchester United pret ofertat zyrtare nga Juventusi dhe Como.

Burimi: Bota Sot