Ishulli grek i Kretës u godit nga dy tërmete me magnitudë 4.6 dhe 5.3 ballë, me një ndryshim prej disa minutash, rreth mesditës së sotme. Epiqendra u regjistrua në një thellësi prej 14 kilometrash nën shtratin e detit pranë ishullit të Gavdos, në jug të Kretës. Sipas portalit Cretalive, dridhja u ndje në të gjithë ishullin, duke përfshirë qytetet e Rethimnos dhe Hanias.
Policia greke ka qenë në patrullim, por deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale. Mediat greke raportojnë se turistët në zonë u evakuuan urgjentisht si masë paraprake dhe për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së dheut.
