Bie krani te rruga A, dyshohet për të lënduar

0%

Dy persona dyshohet se kanë mbetur të lënduar pasi një kran është rrëzuar gjatë punimeve në një objekt ndërtimi në rrugën A, në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët po merren me rastin. Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje lidhur me incidentin dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com