Dikur luanin pa para e me pesë qepaba, por kishte motiv! Sot me rroga

0%

Pesë qebapa, një ujë i pa gazuar, e rrallë ndonjë pije tjetër, këto ishin shpërblimet modeste të viteve të pasluftës. Por kishte diçka më të madhe, vullnet, dashuri dhe shpirt luftarak për lojën e hendbollit. Kishte rivalitet të fortë, kishte motiv në çdo ndeshje.

Në palestrat sportive mblidheshin qindra shikues – 300, 500 e ndonjëherë (mbi 1.000 shikues) edhe më shumë, për të përcjellë garat e hendbollit të femrave. Kishte hendbolliste që bukën e merrnin me vete në autobus nga shtëpia, por kur zbrisnin në fushë jepnin gjithçka. Luhej për fanellën, për klubin dhe për krenarinë sportive.

Sot kemi lojtare me paga prej 1.000 dhe 1.500 euro, por shpesh mungon ajo dëshirë dhe ai shpirt garues që karakterizonte brezat e mëparshëm. Madje, edhe pse shumë ekipe kanë sjellë lojtare nga jashtë, rezultatet negative nuk po mungojnë – humbje me diferenca prej 30 e 40 golash. Në vend që niveli të rritej, në disa raste duket sikur hendbolli i femrave ka rënë në një krizë të thellë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dëshmi për këtë janë edhe rezultatet ekstreme në Superligë, ku janë parë përballje me dallime të mëdha në rezultat. Në foto, hendbollistet e Kastriotit të Ferizajt në edicionin 2002-2003, kur luani pa rroga por kishin motiv, nga e majta Xhevrie Dibrfa, Ermira Frangu, Merifide Salihu, Hajrie Osmani, kapitenja Safete Rifati, Vlora Jashari. Hendbolli po kalon krizë të rëndë të femrat.

Burimi: Bota Sot