Janë zbuluar fjalët e trajnerëve të Kristian Prengës pas rundit të parë të përballjes me Anthony Joshuan, në të cilin boksieri shqiptar befasoi botën e boksit duke e rrëzuar dy herë britanikun. Pas një fillimi të jashtëzakonshëm, trajnerët e Prengës e këshilluan atë të ruante qetësinë dhe të mos kërkonte me çdo kusht përfundimin e duelit. “Dëgjo, ishte një raund i shkëlqyer.
Por nuk dua të nxitosh. Ki durim. Puno me dy goditje të drejta (jab), lart e poshtë, pastaj godit me të djathtën dhe afrohu. Mos e hidh goditjen pa menduar. Mbaje dorën e majtë lart dhe merr frymë thellë”, i shte mesazhi i trajnerëve të tij.
Ata i kërkuan Prengës të qëndronte i mbuluar dhe të ruante disiplinën taktike: “Mos u nxito, sepse kur nxitohesh hapesh dhe i jep kundërshtarit mundësi. Qëndro i fortë, puno me jab dhe lëviz. Goditja e fortë me të djathtën do të vijë në momentin e duhur”.
Megjithatë, pavarësisht rundit të parë spektakolar, ku shqiptari vendosi në vështirësi një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Joshua reagoi fuqishëm. Në raundin e dytë, britaniku arriti të rikthehet në duel dhe e mbylli përballjen me nokaut, duke siguruar fitoren ndaj Kristian Prengës në meçin e zhvilluar në Arabinë Saudite.
