Dëshmitari tregon cilat mostra u analizuan për rastin e shpërthimit

0%

Gjykimi ndaj të akuzuarve për rastin e shpërthimit në kanalin e Ndërmarrjes “Ibër Lepenc” ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Fatmir Ademi, i cili kishte bërë analizimin e mostrave të marra në vendin e ngjarjes dhe përputhshmërinë e ADN-së së të akuzuarve.

Dëshmitari Ademi më ka filluar ta japë dëshminë e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit special, Bekim Kodraliu, kurse mbrojtja e të akuzuarve dhe trupi gjykues kanë marrë në pyetje dëshmitarin më .

Ademi duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit Nebojsha Vllaiq, i cili mbron të akuzuarin Jovan Viqentijeviq, ka shpjeguar se analizat e mostrave të ADN-së janë bërë në laboratorin e Prishtinës kurse interpretimin e rezultateve, për shkak të softwerit të specializuar, e kanë bërë në laboratorin e Romës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas ekspertit, këto analiza janë kryer manualisht në Prishtinë por për shkak të precizitetit është dhënë sugjerimi që të interpretohen në laborator që ka softwer të specializuar.

“Ekspertiza është kryer në laborator në Prishtinë, nuk është bërë në Itali, sa i përket nevojës së interpretimit kjo ka lidhje me softwerin e laboratorit, përveç tjerash e kemi bërë analizimin edhe në mungesë të softwerit, këtu profilin e ADN-së, dëshmisë M4 dhe profili i personit S1 ne i kemi krahasuar dhe kemi bërë një vlerësim tonin edhe para interpretimit nga italianët” – tha Ademi.

Sipas Ademit, vendimi ka qenë i Prokurorisë që interpretimi i rezultateve të bëhej në Romë të Italisë. Tutje eksperti Ademi është pyetur nga Vllaiq se cilat janë procedurat që mostrat që janë analizuar të mos jenë kontaminuar dhe që janë marrë në mënyrë të rregullt.

Sipas Ademit, procedurat janë të qarta pasi divizioni për pranimin-dorëzimin i kanë procedurat e veta dhe pjesa ku verifikohen dëshmitë se a janë të mbyllura ashtu siç parashihen në zinxhirin e ruajtjes, kur merren mostrat nga vendi i ngjarjes.

“Procedurat janë të qarta, për të gjitha çështjet i kemi të qarta edhe divizoni për pranim-dorëzim i ka procedurat e veta, ku ndër të tjera i verifikon dëshmitë a janë të mbyllura si duhet, a është zinxhiri i ruajtjes në rregull prej vendit të ngjarjes ku është mbledhë dëshmia”- tha tutje Ademi.

Kurse avokati Millosh Deleviq, i cili mbron Dragisha Viqentijeviqin, ka pyetur Ademin se sa mostra janë marrë direkt nga vendi i ngjarjes. Sipas Ademit, janë marrë shtatë dëshmi nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtat nuk përputhen me ADN-në e të akuzuarit Dragisha Viqentijeviq.

Eksperti që ka bërë krahasimin e ADN-ve ka treguar se sipas dokumentacionit zyrtar nga vendi i shpërthimit janë mbledhur një litar, kapele, fitil ndezës në gjatësi prej 9 metra, patentë i çantës, një pjesë e çantës e zezë e shqyer.

“Sipas dokumentacionit që ne e kemi pranuar nga vendi i shpërthimit kanë qenë, dëshmia Nr#1 Një litar, NR#2 dorezë, NR#3 një kapele, NR#4 një fitil kabllo ndezëse me gjatësi 9 metra, NR#5 një pjesë e patentit të çantës, NR#6 një fitil ndezës kabllo, me sa me kujtohet më e shkurtë, dëshmia NR#7 një pjesë e çantës e zezë dhe e shqyer”- tha tutje eksperti.

Sipas Ademit, nga 51 dëshmi të ADN-së të analizuara, ADN-të e personave me shifrën S1- Jovan Viqentijeviq dhe personi me shifrën S3, nuk janë përjashtuar nga përputhshmëria. Tutje, dëshminë para trupit gjykues e ka dhënë edhe polici Astrit Hama, i cili deklaroi se është përpilues i raportit të datës , kur e kishte ndaluar dhe dërguar në stacion policor të akuzuarin Jovan Viqentijeviq.

Hama tha se më , 3 ditë pas sulmit në kanalin e Ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, gjatë patrullimit e kishte parë një veturë të llojit “Sharan”, me tabela të Leskovcit dhe pasi kjo veturë u ishte dukur e dyshimtë veturën e kishte ndaluar. Sipas Hamës, në veturë kanë qenë tre persona, dhe të njëjtëve u kishte kërkuar dokumentet e identifikimit.

“Dy personat kanë qenë me dokumentacion të Serbisë, e personi i tretë nuk ka pasur dokumenta, kemi kërku nga personi një dokument”- tha Hama.

Dëshmitari tha se tutje e kishte vërejtur që personi në veturë që nuk ia ka dhënë dokumentin e identifikimit, ka pasur uniformë ngjyrë kafe, çizme ushtarake, dhe posa i ka parë këto detaje kishte vendosur që ta nxjerrë nga automjeti dhe kishte kërkuar që të prezantojë së çka posedon me vete.

Gjatë kësaj kontrolle, dëshmitari tha se i akuzuari Jovan Viqentijeviq u është prezantuar me emrin Zoran dhe se të njëjtit i ishin gjetur dinarë. “Ka prezantu dy telefona të mençur, dhe një telefon ‘landrover’, mu ka dok i çuditshëm, ka pasë baltë dhe ka pasë një zarf dy mijë dinarë është prezantu me emrin Zoran” – tha dëshmitari.

Dëshmitari e pohoi se i akuzuari Jovan Viqentijeviq ka thënë se është i papunë mirëpo që merr pagë nga Serbia. Tutje, dëshmitari tha se pas kësaj e kishte thirrur komandantin e Policisë dhe i kishte treguar për ngjarjen dhe kishin vendosur ta shoqërojnë në stacionin më të afërt në polici.

Tutje, dëshmitari theksoi se më vonë ishte njoftuar se personi të cilën e kishte ndaluar dhe shoqëruar në Polici është personi me emrin Jovan Viqentijeviq i cili po akuzohet për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepenc”.

Më tej, në këtë seancë nga prokurori Bekim Kodraliu është propozuar që të lexohet deklarata e dëshmitares Milena Pashpereviq kurse mbrojtja e ka kundërshtuar këtë propozim duke thënë se duhet e njëjta të dëshmojë rreth këtij rasti.

Lidhur me këtë propozim, Gjykata njoftoi palët se përmes policisë në Zubin Potok do të provohet të verifikohet adresa e saktë e dëshmitares dhe do të sillet në seancën e ardhshme të dëshmojë. Gjykimi për këtë rast do të vazhdojë më .

Kjo çështje penale po trajtohet në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës nga trupi gjykues i përbërë nga Vesel Ismaili (kryetar i trupit gjykues), Kujtim Krasniqi dhe Leon Përlaska (anëtarë). Ndërsa, aktakuza në këtë rast përfaqësohet nga prokurori special Bekim Kodraliu.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më tre të akuzuarit kishin deklaruar se nuk e pranojnë fajësinë për veprat penale të cilat u vihen në barrë. Ndërsa, në seancën e datës janë dhënë fjalët hyrëse në lidhje me këtë rast.

Kujtojmë se në seancën e datës , mbrojtësi i të akuzuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq kishte kërkuar që prokurori Bekim Kodraliu të përjashtohet nga gjykimi . Kërkesën për përjashtimin e Kodraliut e kishin përkrahur edhe mbrojtësit e dy të akuzuarve të tjerë. E si rrjedhojë e kësaj kërkese ishte ndërprerë seanca e shqyrtimit fillestar.

Mirëpo, këtë kërkesë të mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu e kishte refuzuar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj. Më , një shpërthim i fuqishëm ishte regjistruar në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Shpërthimi ishte regjistruar në kanalin e ujit të Ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, i cili konsiderohet infrastrukturë kritike që shërben për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Kosovës. Lidhur me rastin e shpërthimit në kanalin e ‘Ibër Lepencit’ më , Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Jovan Viqentijeviq, Dragisha Viqentijeviqit dhe Igor Dimoviqit.

Jovan Viqentijeviq është njëri nga të dyshuarit kryesor për këtë sulm të kryer në nëntor 2024. Së bashku me Jovanin, i cili akuzohet ndër të tjera edhe për spiunazh, i akuzuar është edhe vëllai i tij, Dragisha Viqentijeviq.

Të dy akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike në lidhje me sulm terrorist dhe për veprën tjetër penale armëmbajtje pa leje. Në këtë rast i akuzuar është edhe Igor Dimoviq, për armëmbajtje pa leje. Jovan Viqentijeviq dyshohet të jetë personi që ndezi fitilin e tritolit që shpërtheu kanalin.

I pandehuri sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kishte njohuri për sistemin e ujësjellësit pasi që figuron se ishte i punësuar në Sistemin Rajonal të Furnizimit me Ujë në Ujman. Kështu shkruan në aktakuzën e PSRK-së, të ngritur nga prokurori Bekim Kodraliu më . Për shpërthimin në këtë kanal ishin përdorur rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT.

Në dosjen e prokurorit Kodraliu thuhet se ky lloj i eksplozivit, që shërben për përdorim ushtarak, u vendos në kanal dhe shkaktoi dëme edhe financiare por edhe në ujin e pijshëm për disa zona të cilat furnizoheshin përmes kanalit.

Madje shpërthimi dhe dëmet që shkaktoi rrezikoi furnizimin me ujë edhe të termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës, me çka u rrezikua edhe prodhimi i energjisë elektrike në vend. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, vëllezërit Viqentijeviq janë personat që kanë shpërthyer kanalin e “Ibër- Lepencit” përmes vendosjes së një çante me eksploziv.

Në aktakuzën që ka siguruar KALLXO.com thuhet se Prokuroria Speciale në bashkëpunim me FBI-në amerikane kishin arritur të gjenin prova që do të çonin në arrestimin e vëllezërve Viqentijeviq. Sipas dosjes, në kohën kur ishin arrestuar të dyshuarit ishte marrë për ekzaminim dheu i cili ndodhej në çizmet e të arrestuarve në atë kohë dhe ishte marrë si mostër dheu në oborrin e të akuzuarve .

Gjithashtu për krahasim kishin marrë edhe dheun i cili ndodhej pranë kanalit të “Ibër-Lepencit”. Ngjashmëria e dheut, sipas PSRK, vërteton se të akuzuarit kanë qenë prezentë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe ata kanë qenë personat që e kanë shkatërruar një pjesë të kanalit.

Por, ky konstatim vjen nga një institucion ndërkombëtar, më saktësisht konfirmimi i FBI thot se dheu i gjetur në këpucët e të akuzuarve është i njëjti me dheun i cili ishte marrë për ekzaminim në vendin ku kishte ndodhur shpërthimi.

“Dheu i çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e vëllezërve Viqenjtijeviq dhe ajo në fshatin Përvlak të kësaj komune më datë së bashku me mostrat referente të dheut të siguruara nga ekspertët policorë të Kosovës dhe FBI të marra në vendin e ngjarjes…

Nga mostrat qartazi vërehet se në mes të dheut të marrë në çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq dhe mostrave të dheut të marra në vendin e ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër-Lepenc” nuk ka dallueshmëri… çka vërtetohet se të pandehurit kanë kryer aktin terrorist” – thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Sipas aktakuzës, Jovan e Dragisha Viqentijeviq akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Kurse i akuzuari për spiunazh Jovan Viqentijeviq, sipas Prokurorisë, është pjesë e shërbimit informativ ushtarak të Serbisë, që sipas Prokurorisë ka ndihmuar këtë shërbim duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara që t`i përdorë për aktivitetin e tij të kundërligjshëm në Kosovë.

Në dosjen e PSRK-së përmenden veprimet të cilat ngarkojnë Jovan Viqentijeviqin edhe me veprën penale të spiunazhit. Gjithmonë sipas dosjes së PSRK-së, Jovan Viqentijeviq nga një kohë e pacaktuar e mëparshme deri më , ishte pjesë e shërbimit të huaj informativ, në këtë rast të shërbimit informativ ushtarak të Serbisë, me gradën e kolonelit dhe kishte vepruar e ndihmuar këtë shërbim duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat t’i përdorë gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

Dokumentet e informacionet që pretendohet që kishte mbledhur Jovan Viqentijeviq dyshohet se i kishte ofruar në vizitat e takimet që kishte realizuar në Serbi me pjesëtarët e Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë duke përdorur spiunazhin.

Dosja përmend edhe një dokument të klasifikuar 66-faqësh të përpiluar nga KFOR-i të cilin i akuzuari tashmë e kishte siguruar nga veprimtaria e spiunazhit. E këto informacione të marra nga KFOR ishin për nevojat operacionale të tyre në terren ndërsa Viqentijeviq në bazë të dosjes kishte vëzhguar ushtarakët e KFOR-it amerikan.

Tutje dosja tregon edhe se si Viqentijeviq kishte fotografuar edhe bazën e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, e cila gjendet në Jasenovik në Zubin Potok.

Me të gjitha këto të dhëna që kishte marrë dosja shpjegon se i akuzuari tashmë me qëllim të krijimit të një narrative të dëmshme për Kosovën te bashkësia ndërkombëtare me anë të një raporti kishte tentuar të paraqes ekzistimin e një organizate fiktive kinse për çlirimin e trojeve shqiptare e quajtur si “Komiteti Kombëtar dhe Mbrojtja e Trojeve Shqiptare”.

Këtë Veqentijeviq sipas dosjes së Prokurorisë e kishte shoqëruar edhe me disa fotografi të eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në aktakuzë tashmë, Prokuroria Speciale ka vendosur edhe dëshmi që vërtetonin edhe se si Viqentijeviq ishte i rekrutuar nga shërbimi sekret ushtarak i Serbisë. Ai në disa dokumente figuron si zyrtar i inteligjencës ushtarake të ushtrisë së Serbisë.

Dosja tregon edhe se si Viqentijeviq kishte përpiluar edhe një dokument duke shpërndarë dezinformata dhe duke nxitur edhe veprime ndaj prezencës së KFOR-it në Kosovë, duke deklaruar se misioni është i njëanshëm në misionin e tij, kinse ka ndihmuar Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës në aktivitetet e tyre në veri.

“Miq, nëse ndonjëri prej jush dyshon për paanshmërinë e KFOR dhe se gjërat ndodhën rastësisht, ja një provë e drejtpërdrejtë se sa naivë jeni. Gjithçka ishte e parapërgatitur dhe e koordinuar me Gjeneralin Biller dhe komandën e KFOR-it. Helikopterë kroat të KFOR-it transportuan policë të ROSU në Jarinje dhe mbrapa. Le të jetë një mësim për ne.

Dërgoni këto foto të gjithë miqve tuaj veçanërisht të huajve, gazetarë, postojini ne faqet e Facebook-ut. Le të mësojnë sa më shumë njerëz për sfondin e vërtetë të ngjarjeve në veri.”- kështu përshkruhet dokumenti që pretendohet se bëri Viqentijeviq e që tregon edhe veprimet inkriminuese të tij për rolin e vëzhguesit operativ, të fotografimit të masës protestuese dhe vëzhgimit me dylbi.

Raportimet e tjera lidhur me këtë rast mund t’i gjeni KËTU .

Burimi: Kallxo