Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë fotografitë zyrtare nga dasma e saj madhështore me aktorin britanik Callum Turner. Më 6 qershor, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre me një festë luksoze treditore në Sicili të Italisë, vetëm një javë pasi kishin zhvilluar ceremoninë civile në Londër.
Tashmë, disa javë pas dasmës, artistja shqiptare ka publikuar pamjet e para nga ceremonia, duke zbuluar edhe fustanin e saj të veçantë të nusërisë. Të shtunën, autorja e hitit “Training Season” publikoi në Instagram një seri fotografish nga dasma në Palermo.
Në imazhet romantike, Dua dhe Callum shihen duke pozuar në një ballkon, duke vallëzuar së bashku dhe duke shkëmbyer momente të ëmbla nën vellon e nusërisë. Dua Lipa dhe Callum Turner “Mr and Mrs”, shkroi shkurt këngëtarja në përshkrimin e fotografive. Për ditën e saj të madhe, Dua veshi një fustan nusërie të zbukuruar me diamantë, të dizajnuar nga legjenda e modës Donatella Versace.
Ceremonia u zhvillua në ambientet luksoze të Villa Valguarnera, ku nusja bëri një hyrje spektakolare përgjatë një rruge të rrethuar me pemë bougainvillea. Dua Lipa dhe Callum Turner Mbi 200 familjarë dhe miq morën pjesë në festimet treditore. Mes të ftuarve ishin emra të njohur të botës së muzikës dhe argëtimit, si Elton John, Olivia Dean, Mark Ronson dhe Charli XCX.
Sipas raportimeve, Elton John ka performuar edhe gjatë mbrëmjes festive. Të ftuarit u akomoduan në hotelin luksoz Villa Igiea pranë Palermos, ku një natë qëndrimi kushton rreth 6 mijë paund. Mediat ndërkombëtare raportojnë se e gjithë fundjava e dasmës ka kushtuar afërsisht 1.5 milionë paund.
Dua Lipa dhe Callum Turner Para ceremonisë në Itali, Dua dhe Callum kishin shkëmbyer betimet në një ceremoni intime civile në Old Marylebone Town Hall në Londër. Për atë rast, këngëtarja kishte zgjedhur një veshje të bardhë të krijuar nga Daniel Roseberry për Schiaparelli, ndërsa Callum ishte paraqitur me një kostum elegant blu të errët.
Më vonë, Dua publikoi edhe fotografitë e para zyrtare nga ceremonia civile, ku njëra prej tyre e tregonte çiftin duke shkëmbyer një puthje romantike menjëherë pas kurorëzimit të dashurisë së tyre. Dua Lipa dhe Callum Turner
