Haxhiu fton liderët politikë në takim për përgatitjet e seancës

0%

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të mbajë të premten, më 31 korrik, një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike parlamentare, ku do të diskutohen përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në rend të ditës së këtij takimi është vetëm pika për “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Takimi do të mbahet në sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora .

Ky takim pritet të shërbejë për koordinimin ndërmjet subjekteve politike lidhur me hapat proceduralë për konstituimin e legjislaturës së re dhe funksionalizimin e Kuvendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi