Përgatitja e seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu takon të premten

0%

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se më , me fillim nga ora , do të mbahet mbledhja e përbashkët e kryeparlamentares Albulena Haxhiu me kryetarët e subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvend. Në këtë mbledhje do të vendoset për rendin e ditës së seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu më ka caktuar datën që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të kanë kohë deri më për konstituimin e Kuvendit.

Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të , Albin Kurti, më 10 korrik ka ftuar në takime veç e veç liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ardian Gjinin e Aleancës. Derisa dy të parët pranuan ftesën, i treti ka refuzuar të takohet me të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, më ka njoftuar se nuk e sheh të arsyeshëm takimin me liderin e LVV-së. Në përgjigjen që ia ka kthyer Kurtit, Gjini ka thënë se Aleanca është e gatshme, pa kushte ose kërkesa vetjake, të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e presidentit, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre.

Aleanca ka kërkuar që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin e gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr, të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, të bëjnë lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë për të nxitur bujqësinë, të bëjnë buxhetimin e plotë të rrugëve për Gjilanin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Podujevën, si dhe për Prishtinën të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro investime në infrastrukturë.

Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, ka shkuar në takim me Kurtin më . Ndonëse para takimit kishte thënë se nuk kanë vija të kuqe të bashkëpunimit, pasi doli nga takimi, para mediave ka deklaruar se kjo parti qëndron në opozitë. “Ju e dini qëndrimin tim që unë kam dal me prioritete, në ekonomi, në energji, në arsim e Drejtësi. Për me u zbatu këto projekte PDK nuk ka vija të kuqe me askënd.

Bazuar në bisedat që kemi pas – normalisht korrekte – PDK është në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë suksese zotëri Kurtit dhe partive tjera.”- ka deklaruar Hamza pas takimit më . PDK pas një takimi të deputetëve të saj, më ka kërkuar formim të institucioneve pa vonesa.

“Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”- thuhet në komunikatën e PDK-së. Kurtit më mirë i ka shkuar takimi me LDK-në.

Pas takimit me kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhikun dhe bartësen e listës Vjosa Osmani, ai ka deklaruar se marrëveshje nuk ka por është optimist. “Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit të Republikës, nënkryetarët, Qeverinë e presidentin apo presidenten.

Kemi diskutuar të gjitha këto por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që të mund ta ndaj me ju. Jam optimist për rrugën përpara”- ka deklaruar Kurti më . Më pas, Abdixhiku tha se do i pezullojë takimet konsultative për shkak të problemeve të brendshme në LDK, ku 148 delegatë kanë nënshkruar për të thirrur Kuvendin për shkarkimin e tij.

Kështu deklaroi ai pak pasi u raportua se është arritur një marrëveshje në parim në mes LVV-së dhe LDK-së. Zhvillimet në LDK Ndonëse pas takimit mes Kurtit e Abdixhikut u la një përshtypje se mund të gjendet rruga e bashkëpunimit mes LVV-së dhe LDK-së, tanimë gjithçka ka mbetur pezull.

Kjo pasi që Lumir Abdixhiku lajmëroi se pas dorëzimit të nënshkrimeve të delegatëve të Kuvendit të LDK-së për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm që të fillojë procesi i votëbesimit ndaj kryetarit, ai konsideron se në këto rrethana nuk mund të angazhohet në negociatat për formimin e institucioneve të vendit.

“Në këtë pikë më duhet t’i njoftoj qytetarët e vendit tim se për shkak të kësaj nisme detyrohem t’i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës, që i prisnin me të drejtë tash e sa kohë.

Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme nuk do të ishte as serioze, as e përgjegjshme që unë të vazhdoja të negocioja në emër të LDK-së, ndërkohë që mandati im për të udhëhequr dhe përfaqësuar atë është vënë në diskutim nga brenda shtëpisë sime” – ka theksuar Abdixhiku.

Gjatë këtij adresimi, Abdixhiku ka bërë të ditur se në selinë e LDK-së janë deponuar 148 nënshkrime të delegatëve të LDK-së për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të partisë. Kuvendi i LDK-së është caktuar për me fillim nga ora .

Sipas Statutit të LDK-së , Kuvendi thirret edhe atëherë kur këtë e kërkon 1/3 (një e treta) e delegatëve që e përbëjnë Kuvendin. Kuvendi i thirrur sipas paragrafit paraprak mbahet në afatin prej 60 ditësh nga dita kur është shtruar kërkesa me shkrim.

Mbledhja e nënshkrimeve për të thirrë Kuvendin e jashtëzakonshëm erdhi pasi që disa degë të LDK-së si Peja, Lipjani, Rahoveci, Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë, ajo e Deçanit, e Austrisë kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit zgjedhor në qershor. Pasi që Abdixhiku refuzoi të dorëhiqej, filloi mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e tij.

Dështimi i zgjedhjes së presidentit në prill dhe zgjedhjet e qershorit Vendi shkoi në zgjedhjet e mbajtura më pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan në zgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit kushtetues.

Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha ishin kandidate për presidente, megjithatë në natën e nuk u arrit të konsumohet asnjëri rund i votimit për president dhe vendi shkoi në zgjedhje. Në atë seancë nuk morën pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në zgjedhjet e qershorit, LVV doli fituese dhe mori 53 ulëse në Kuvend, PDK 22 ulëse, LDK 18 dhe Aleanca 7 derisa 20 deputetë të tjerë u takojnë komuniteteve joshumicë. Për votimin e presidentit të vendit duhen së paku 80 vota në kuti në raundin e parë dhe të dytë, kurse në të tretin mjaftojnë vetëm 61 vota nga 120 të mundëshme.

Po ashtu, për t’u zgjedhur president në raundin e parë dhe të dytë duhet që njëri kandidat t’i ketë 80 vota e në të tretin mjaftojnë 61. Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit brenda këtij afati 60 ditor, vendi shkon përsëri në zgjedhje.

Burimi: Kallxo