Kate Winslet zbulon kërkesën e pazakontë të Idris Elbas gjatë një

0%

Shpërndaje në: Aktorja e njohur, Kate Winslet, ka treguar një histori të pazakontë nga xhirimet e filmit “The Mountain Between Us”, ku luajti përkrah aktorit Idris Elba, ka shkruar The Washington Post.

Gjatë një interviste në emisionin “The Graham Norton Show”, aktorja rrëfeu se kishte marrë drejtimin gjatë një skene intime, pasi kishte më shumë përvojë se bashkëprotagonisti i saj dhe regjisori Hany Abu-Assad. Por ajo që e befasoi ishte një kërkesë e thjeshtë e Idris Elbas gjatë skenës. “Mbaji çorapet veshur”, i kishte thënë ai. Winslet u habit nga kërkesa.

Edhe Showbiz 12 mar 2026 Kate Winslet pritet të luaj në “The Lord of the Rings” “Thashë: Mbaj çorapet? Gjithçka tjetër është hequr. Çka ka me çorapet?”, ka thënë ai. Më pas Elba i kishte shpjeguar se kishte një preferencë të veçantë. “Kam një gjë me këmbët. Thjesht një gjë”, ka thënë Winslet se i ka treguar Elba.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Winslet, duke bërë shaka, ka thënë se mendonte se ai po shqetësohej për këmbët e saj, pasi ajo vetë nuk i konsideron ato shumë të bukura. Por më pas aktorja zbuloi të vërtetën: “E kundërta, zonja dhe zotërinj. Idrisit i pëlqejnë këmbët”, ka thënë ajo.

Edhe Showbiz 27 jan 2026 Kate Winslet thotë se disa role që ka luajtur i kanë ndikuar në shëndet mendor Rrëfimi shkaktoi shumë të qeshura në studio, ndërsa Elba e pranoi me humor se kishte një preferencë të veçantë për këmbët.

Filmi “The Mountain Between Us” u publikua në vitin 2017 dhe tregon historinë e dy të panjohurve që përpiqen të mbijetojnë pas një aksidenti ajror në një zonë të izoluar malore.

Burimi: Koha