Defekt në rrjetin e ujësjellësit, disa zona të Prishtinës mbesin pa

0%

Një defekt i madh në rrjetin e ujësjellësit ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa pjesë të Prishtinës. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të prishjes në afërsi të lagjes “Dardania”, furnizimi me ujë është ndërprerë për banorët e lagjes Dardani, Lakrishtë, si dhe për një pjesë të rrugës “Bill Clinton”.

Ekipet teknike të kompanisë janë angazhuar në terren për identifikimin dhe riparimin e defektit, ndërsa pritet që furnizimi të rikthehet pas përfundimit të punimeve. Nga KRU “Prishtina” kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe kanë bërë të ditur se do të punojnë për normalizimin sa më të shpejtë të gjendjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com