Liverpooli ka shfaqur interes serioz për mbrojtësin e Milanit, Fikayo Tomori. Klubi anglez po kërkon të përforcojë repartin defensiv dhe e sheh 28-vjeçarin si një profil ideal për Premier League.
Sipas raportimeve nga mediat angleze, “The Reds” po e ndjekin nga afër situatën e Tomorit, ndërsa Milani nuk e konsideron më të paprekshëm dhe është i gatshëm të shqyrtojë ofertat që do të mbërrijnë për të. Tomori, i cili ka qenë një nga protagonistët e Milanit në vitet e fundit, mund të rikthehet në Angli pas pesë sezonesh në Serie A.
Liverpooli pritet të vendosë në javët e ardhshme nëse do ta konkretizojë interesimin me një ofertë zyrtare.
