Fenerbahçe po tenton një nga goditjet më të bujshme të afatit kalimtar të verës. Zyrtarë të lartë të klubit turk ndodhen në Milano, ku po zhvillojnë takime me drejtuesit e Milanit për të diskutuar transferimin e mundshëm të Rafael Leaos.
Sipas raportimeve të mediave italiane dhe ndërkombëtare, klubi turk është i gatshëm t’i paraqesë një ofertë të rëndësishme Milanit, ndërsa portugezit i është ofruar një kontratë shumë e majme financiare. Fenerbahçe beson se mund ta bindë 27-vjeçarin për t’u transferuar në Superligën turke.
Milani pret ofertën zyrtare për yllin portugez, ndërsa bisedimet mes palëve pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Leaos. Emri i tij mbetet një nga më të përfolurit e kësaj merkatoje, me interesim edhe nga klube të tjera evropiane.
