​Pesë ushtarë gjermanë po hetohen për vjedhje gjatë evakuimit nga

0%

Pesë ushtarë të Bundeswehrit janë nën hetim për dyshime se kanë vjedhur mallra nga dyqanet në aeroportin e Kabulit, gjatë operacionit të evakuimit nga Afganistani në vitin 2021. Lajmin e konfirmoi të hënën Prokuroria në qytetin jugor të Gjermanisë, Kempten.

Sipas një zëdhënëseje të këtij institucioni, të dyshuarit janë pjesëtarë të kontingjentit të ushtrisë që ishte angazhuar në evakuimin e njerëzve nga Afganistani. “Sipas dyshimeve, të pandehurit kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme mallra nga dyqanet në aeroportin e Kabulit gjatë operacionit të evakuimit”, tha ajo, transmeton dpa, përcjellë KosovaPress.

Zëdhënësja nuk dha detaje të tjera lidhur me akuzat, ndërsa theksoi se ushtarët konsiderohen të pafajshëm derisa procedura të përfundojë me vendim përfundimtar. Bundeswehri u tërhoq nga Afganistani në vitin 2021, më herët sesa ishte planifikuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dpa raporton se pas marrjes së kontrollit të Kabulit nga talebanët, Gjermania mori pjesë në operacionin ndërkombëtar të evakuimit, i cili u zhvillua në kushte kaotike dhe me rrezik të lartë rreth aeroportit të kryeqytetit të këtij shteti.

Rasti po trajtohet nga gjykatat në Kempten, të cilat kanë juridiksion për veprat penale të kryera nga ushtarët e Bundeswehrit gjatë misioneve jashtë vendit.

Burimi: Bota Sot