Mickoski: Javën e ardhshme pres ulje të ndjeshme të çmimeve të

0%

Kryeministri Hristijan Mickoski pret një ulje të ndjeshme të çmimeve të benzinës dhe dizelit javën e ardhshme, pasi dje Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) mori vendim për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, me ç’rast çmimet e benzinës u rritën me tre denarë, ndërsa i dizelit me 4.5 denarë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Komunën e Ilindenit nëse Qeveria planifikon të vendosë masa shtesë duke ulur akcizat apo TVSH-në, Mickoski theksoi se akcizat analizohen çdo dy javë, dhe akciza tjetër do të merret të hënën, pas së cilës do të merret një vendim bazuar në parametrat e përcaktuar.

“Gjysma e dytë e muajit po mbaron tani dhe të hënën do të bëjmë një mesatare për atë periudhë. Bazuar në ato parametra, do të veprojmë për çmimet e derivateve të naftës”, tha Kryeministri. Sipas tij, është pozitive që çmimet e derivateve të naftës kanë rënë për dy ditë rresht, dhe sot ato tashmë janë stabilizuar në rreth 85-86 dollarë për fuçi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pres një ulje më të madhe të çmimeve të benzinës dhe naftës javën e ardhshme”, shtoi ai. Ai theksoi se derivatet e naftës janë një produkt i tregut të aksioneve dhe se të gjitha vendet blejnë nga i njëjti treg.

Burimi: Telegrafi