Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas zbulimit të një lokacioni të ri në Kalludër të Zubin Potokut, ku po zhvillohen gërmime për një varrezë masive, duke thënë se ky zhvillim ngjall shpresën për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Bahtiri ka thënë se gërmimet në këtë zonë mund të sjellin përgjigje për fatin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”, të cilët u rrëmbyen më nga forcat ushtarake dhe policore serbe në zonën e Drethit, derisa po përpiqeshin të largoheshin drejt Malit të Zi.
“Nga ajo ditë, familjet e tyre jetojnë mes dhimbjes dhe pritjes”, ka shkruar Bahtiri, duke përmendur emrat e personave të zhdukur: Dr. Adem Ademi, Dr. Idriz Rreci, Prof. Demir Ahmeti, Dr. Fatmir Fazliu, Adem Beqiri, Sahit Berani, Hasan Dervari, Ali Haliti, Shaip, Faton, Mahit, Nazim e Shkëlzen Ujkani, si dhe Tahir, Sali, Naser, Zymer, Selim, Shaqir, Samir, Bekim, Xhevdet e Xhemail Meziu.
Postim i plotë: Zbulimi i lokacionit të ri në Kalludër të Zubin Potokut, ku po zhvillohen gërmime për një varrezë masive, zgjon shpresën se më në fund mund të zbardhet fati i Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës: Dr. Adem Ademi, Dr. Idriz Rreci, Prof. Demir Ahmeti, Dr.
Fatmir Fazliu, Adem Beqiri, Sahit Berani, Hasan Dervari, Ali Haliti, Shaip, Faton, Mahit, Nazim e Shkëlzen Ujkani, si dhe Tahir, Sali, Naser, Zymer, Selim, Shaqir, Samir, Bekim, Xhevdet e Xhemail Meziu, të cilët u rrëmbyen më nga forcat ushtarake e policore serbe në zonën e Drethit, teksa po përpiqeshin të largoheshin drejt Malit të Zi.
Që nga ajo ditë, familjet e tyre jetojnë mes dhimbjes dhe pritjes. E përkrah fuqishëm vazhdimin e çdo gërmimi dhe çdo përpjekjeje për zbardhjen e fatit të tyre dhe të të gjithë personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Familjet kërkojnë të vërtetën. Ne ua kemi borxh që të mos ndalemi derisa të gjendet edhe i zhdukuri i fundit dhe derisa drejtësia të vihet në vend.
Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës.
