Joshua ftohet në Shqipëri, falënderon prindërit e Prengës

0%

Shpërndaje në: Ylli i boksit, Anthony Joshua, ka publikuar pamje nga momenti kur vendosi mbi krahë flamurin shqiptar. Po ashtu Joshua publikoi momente nga takimi me të afërmit e Kristian Prengës, të veshur me veshje tradicionale shqiptare. “Gjëja më e madhe që krijon sporti nuk është gjithmonë fituesi, por respekti i ndërsjellë mes personave që kanë fituar respektin e njëri-tjetrit.

Kjo është trashëgimia e vërtetë e sportit. Shihemi herën tjetër”, ka shkruar Joshua. Në video, falënderohen prindërit e të dy boksierëve. “Përshëndetje nënë, përshëndetje baba. Shpresoj që të jeni mirë. Dua të ju falënderoj që më dhatë rastin të luftoj me djalin tuaj. Ishte ndeshje e madhe. Të dy dhamë më të mirën. Dua të ju falënderoj. Ishte shumë emocionuese.

Ju vlerësoj juve e ekipin dhe Prengën”, thotë Joshua në video. Në video shfaqet edhe Prenga. Edhe ai ka falënderuar Joshuan dhe familjen e tij. “Vëlla, jam krenar që ndava ringun me ty. Të kam thënë se ti je legjendë. Jam rritur me ty. Urime për ty. Të uroj më të mirën ty dhe familjes tënde, babait dhe nënës. Shpresoj të të shoh së shpejti. Je i mirëseardhur në Shqipëri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E ke një shtëpi të dytë aty”, ka thënë Prenga. Edhe Luftarake 16 jan 2026 Joshua nis “terapinë e forcës mendore” Joshua mposhti Kristian Prengën të shtunën në Arabi Saudite. Fitoi me nokaut në raundin e dytë pasi u rrëzua dy herë në raundin e parë. VIDEO:

Burimi: Koha