Gazetari sportiv Reshat Ibraimi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë nga arkivi i tij, e realizuar më , gjatë raportimit të aktiviteteve të KF Tërnoci për TV Hana. Kështu përcillej futbolli i Kosovës në rezistencë ndaj regjimit serb! Në përshkrimin që shoqëron fotografinë, Ibraimi kujton kohën kur gazetaria bëhej me pasion, përkushtim dhe sakrificë.
Ai thekson se çdo kronikë ishte rezultat i punës së palodhur, në bashkëpunim me ekipin e kameramanëve, mes tyre edhe shoku i tij i pandarë, Nazmi Aliti. “Kjo fotografi është një kujtim i çmuar i një rruge të gjatë në gazetari, një dëshmi se pas çdo kronike qëndronte mund, përkushtim dhe përgjegjësi. Kujtimet mbeten, ndërsa fotografitë tregojnë historinë” , shkruan Ibraimi.