Vdes njëri nga dy të lënduarit nga rrëzimi i vinçit në Prishtinë

0%

Njëri nga dy personat e lënduar nga rrëzimi i vinçit në “Rrugën A” në Prishtinë ka vdekur. Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili tha se viktima kishte politrauma të rënda. “Përkundër të gjitha masave të ndërmara të RCP rreth dy orë, për fat të keq nuk mundi t’iu përballojë lëndimeve dhe pacienti ndërroi jetë”- deklaroi Syla.

“2 të lënduar janë sjellë nga ndihma e shpejtë në Qendrën Emergjente, njëri i lindur më 2000 e tjetri më 2008. Janë sjellë me politrauma të rënda. Edhe përkundër të gjitha masave të ndërmara të RCP rreth 2 orë, për fat të keq nuk mundi t’u përballojë lëndimeve dhe pacienti ndërroi jetë. Tjetri është në QE me lëndime të rënda por gjendje stabile.

Do të vazhdojë trajtimin në Klinikën Torakale” tha Naser Syla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo