Shpërndaje në: Një numër i madh njerëzish kanë mbetur të bllokuar brenda një qendre tregtare që është dëmtuar nga një tërmet i fuqishëm të martën në Japoninë jugperëndimore. Në qytezën Kashima, “kati i dytë i një kompleksi tregtar është shembur, duke lënë shumë njerëz të bllokuar brenda”, ka njoftuar departamenti lokal i zjarrfikësve.
Më herët, policia ka deklaruar se kishte marrë njoftime për atë që dukej si një shpërthim në qendrën tregtare “Aeon Mall” në rajonin e Kumamotos, por nuk ishte në gjendje të jepte informacione shtesë mbi dëmet apo viktimat e mundshme. Këto njoftime vijnë pasi një tërmeti me magnitudë 7.1 goditi Japoninë jugore.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), tërmeti e kishte epiqendrën në një thellësi prej 10 km dhe ka goditur prefekturën Kumamoto në orën me kohën lokale. Edhe Botë 7 mar 2026 Sanksionet e Trumpit po e shuajnë turizmin në Kubë Lëkundja ka arritur nivelin më të lartë të mundshëm, nivelin e shtatë, në shkallën japoneze të intensitetit sizmik “Shindo”, ka bërë të ditur agjencia.
Edhe pse fillimisht agjencia ka lëshuar një paralajmërim për cunami me valë prej një metri, më pas e ka tërhequr atë. Në vitin 2016, Kumamoto është goditur nga dy tërmete shkatërruese, njëri me magnitudë 6.5 dhe tjetri me magnitudë 7.3 dy ditë më vonë, të cilët kanë shkaktuar vdekjen e 273 personave dhe plagosjen e mbi 2.800 të tjerëve.
