Italia bëhet me trajner të ri pas dështimit të emërimit të Pirlos

0%

Roberto Mancini do të rikthehet në krye të Kombëtares së Italisë, sipas burimeve të ANSA-s, pasi presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malago, e ka konfirmuar lajmin gjatë mbledhjes së këshillit të federatës. Për 60-vjeçarin do të jetë mandati i dytë në stolin e “Azzurrëve”.

Mancini udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Euro 2020, por më pas dështoi ta kualifikonte kombëtaren në Kupën e Botës 2022. Në vitin 2023 ai u largua për të marrë drejtimin e Arabisë Saudite, aventurë që nuk rezultoi e suksesshme. Aktualisht, Mancini është pa klub, pasi së fundmi drejtoi ekipin e Al-Sadd në Katar.

Federata Italiane ka vendosur t’i rikthehet Mancinit pas dështimit të emërimit të Andrea Pirlos. 🚨🔵 BREAKING: Roberto Mancini has agreed to become new Italy head coach, here we go! 🇮🇹 New project set to start after president Malagò stopped Pirlo deal at signatures due to his collaboration with Russian brands.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mancini, back soon. 🔙 pic.twitter.com/mxB4F7s3K0 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 28, 2026 Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit shihej si favoriti për ta marrë drejtimin e Italisë, pasi Pep Guardiola refuzoi ofertën javën e kaluar.

Megjithatë, sipas raportimeve, presidenti Malago bllokoi emërimin e Pirlos pas polemikave të shkaktuara nga lidhja e tij me kompaninë ruse të basteve Fonbet. Si pasojë e këtij vendimi, drejtori teknik i FIGC-së, Paolo Maldini, dhe këshilltari Leonardo thuhet se kanë dhënë dorëheqjen pas më pak se tre javësh në detyrë.

Ndërkohë, ish-trajneri i Leicester Cityt dhe Romës, Claudio Ranieri, pritet të emërohet drejtor i ri teknik i Federatës Italiane të Futbollit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi