Talenti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, ka folur për të ardhmen e tij në nivel ndërkombëtar, duke lënë të kuptohet se një ditë synon të jetë pjesë e Kombëtares A të Gjermanisë.
Mesfushori ofensiv, i cili ka përfaqësuar Gjermaninë në të gjitha grupmoshat e saj, konsiderohet një nga futbollistët që mund të futet në planet e përzgjedhësit të ri, Jurgen Klopp, nëse arrin të bindë me paraqitjet e tij te Bayern Munichu.
Megjithatë, 20-vjeçari theksoi se për momentin nuk dëshiron të mendojë për kombëtaren, pasi objektivi i tij kryesor është të fitojë besimin te kampioni gjerman dhe të sigurojë më shumë minuta në fushë. “Dua të afirmohem fillimisht këtu, të jap maksimumin dhe të luftoj për minuta loje. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen, do ta shohim të gjithë.
Fokusi im i plotë është te Bayerni”, deklaroi Ibrahimovic. Kicker: Arijon Ibrahimovic e ka shansin e fundit te Bayern Munichu Me paraqitje të mira në ‘Allianz Arena’, futbollisti shpreson të bëhet një kandidat serioz për një ftesë nga Klopp në të ardhmen, ndërsa për momentin synimi i tij mbetet vetëm të dëshmojë vlerat me fanellën e Bayern Munichut. 20-vjeçari sezonin e kaluar veshi fanellën e Heidenheimit, ku në 32 paraqitje në Bundesliga realizoi dy gola teksa kishte edhe katër asistime./ Telegrafi
