Prapaskena e takimit të fundit kokë më kokë

0%

Aventura e Paolo Maldinit si drejtor teknik i kombëtares italiane zgjati pak më shumë se dy javë. “Martesa” me presidentin e FIGC, Giovanni Malago, nisi mes vështirësish dhe përfundoi me një ndërprerje të menjëhershme, me marrëveshje të përbashkët. Sipas “La Repubblica”, përplasja nuk lidhej me një episod të vetëm, por me mosmarrëveshje të vazhdueshme për autonominë dhe vendimmarrjen.

Pika e kthesës erdhi te kandidatura e Andrea Pirlos për trajner të Italisë, e propozuar nga Maldini dhe Leonardo, por e refuzuar nga Malagò. Përballë polemikave mbi rolin e Pirlos si imazh i kompanisë ruse të basteve “Fonbet” dhe kritikave për zgjedhjen e tij, Malagò mori vendimin përfundimtar: “Pirlo ishte një zgjedhje e pafat, por president jam unë.

Në këtë pikë marr përgjegjësinë dhe vendos”. Për Maldinin, këto fjalë vulosën fundin e bashkëpunimit. Ai kuptoi se autonomia e premtuar ishte e kufizuar dhe pa garancitë e nevojshme institucionale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke e konsideruar të pamundur vazhdimin e projektit, Maldini telefonoi Malagòn dhe i komunikoi largimin: “Unë dhe Leonardo marrim përgjegjësinë për një zgjedhje të papërshtatshme dhe mbyllim raportin me kombëtaren”.

Burimi: Bota Sot