Shoqata e Qumështoreve ngre dyshime për zbatimin e vendimit për

0%

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka reaguar publikisht duke ngritur pyetje për zbatimin e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, që rregullon përdorimin e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në industrinë e përpunimit të qumështit.

Sipas Shoqatës, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, më ka shpallur pezullimin e përdorimit të vajit të palmës dhe qumështit pluhur në fabrikat e përpunimit të qumështit, ndërsa vendimi është nxjerrë nga Kabineti i Ministrit më 12 maj dhe është protokolluar më .

Shoqata i referohet Nenit 5 të vendimit, ku thuhet se asnjë operator i licencuar për përpunimin e qumështit nuk mund të përdorë vaj palme, yndyra të tjera bimore, qumësht pluhur apo përbërës të rikombinuar pa autorizim të posaçëm nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, Shoqata pretendon se, sipas informacioneve që posedon, asnjë qumështore në Kosovë nuk është pajisur me autorizim të tillë të përkohshëm, ndërsa prodhimi po vazhdon normalisht.

Në reagimin e saj, Shoqata shtron disa pyetje për institucionet përgjegjëse: kush po i kontrollon qumështoret, kush po e mbikëqyr zbatimin e vendimit dhe pse, sipas saj, po lejohet vazhdimi i përdorimit të këtyre përbërësve nëse nuk janë lëshuar autorizimet e nevojshme.

Shoqata kërkon nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të japin sqarime publike mbi zbatimin e vendimit, duke theksuar se konsumatorët dhe fermerët kanë të drejtë të informohen për situatën në sektorin e përpunimit të qumështit. Postimi i tyre i plotë: VENDIMI U NXORR, POR KUSH PO E ZBATON? Ministri i Bujqësisë, z.

Armend Muja, më datë , ka shpallur pezullimin e përdorimit të vajit të palmës dhe qumështit pluhur në fabrikat e përpunimit të qumështit në Kosovë. Dy ditë më vonë, më , është nxjerrë vendimi nga Kabineti i Ministrit, ndërsa vendimi është protokolluar më .

Në Nenin 5 të këtij vendimi thuhet qartë: Neni 5 – Regjistrimi, autorizimi i posaçëm dhe autorizimi i përkohshëm gjatë periudhës tranzitore. 1.

Asnjë operator i biznesit i licencuar për përpunimin e qumështit dhe produkteve të qumështit nuk mund të përdorë vaj palme, yndyra të tjera bimore, produkte të kombinuara me qumësht pluhur, përbërës të rikombinuar ose të prodhojë produkte analoge, të përziera apo të rikombinuara me bazë qumështi, pa autorizim të posaçëm të lëshuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Atëherë, pyetja është e thjeshtë dhe nuk mund të anashkalohet: Nëse vendimi e ndalon përdorimin e këtyre përbërësve pa autorizim të posaçëm dhe, sipas informacioneve tona, asnjë qumështore në Kosovë nuk është pajisur me një autorizim të tillë të përkohshëm, atëherë: SI PO VAZHDON PRODHIMI NORMALISHT? KUSH PO I KONTROLLON QUMËSHTORET? KUSH PO E MBIKËQYR ZBATIMIN E VENDIMIT?

DHE, MBI TË GJITHA, PSE PO LEJOHET SHKELJA E NJË VENDIMI TË NXJERRË NGA VETË MINISTRIA? Nuk mjafton që një vendim të nxirret, të protokollohet dhe të mbetet në letër. Ligji dhe vendimet e institucioneve duhet të zbatohen njësoj për të gjithë. Nëse vendimi është në fuqi, atëherë duhet të zbatohet.

Nëse nuk po zbatohet, institucionet përgjegjëse duhet të japin shpjegim publik dhe të menjëhershëm. Konsumatorët dhe fermerët e Kosovës kanë të drejtë të dinë: Çfarë po ndodh në fabrikat e përpunimit të qumështit? Kush po e lejon vazhdimin e përdorimit të vajit të palmës dhe qumështit pluhur, nëse nuk ka autorizime të posaçme?

Dhe kush do të mbajë përgjegjësi nëse vendimi i Ministrisë po shkelet?

Burimi: Bota Sot