I plagosuri nga të shtënat në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë

0%

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë. Rasti për të cilin dyshohen dy vëllezër është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar se i plagosuri është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe më pas është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Sipas Sylës, pas trajtimit fillestar mjekësor, pacienti është dërguar për kujdes të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Po, është trajtuar ne Qendrës Emergjente dhe pas trajtimit të marrë në Qendrën Emergjente është transferu në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të tretmanit . Ndërkohë, Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet lidhur me plagosjen me armë zjarri që ndodhi në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot