Gjyqtarëve kosovarë iu besohen dy ndeshje të Ligës së Konferencës

0%

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka vazhduar t’iu besojë gjyqtarëve nga Kosova, duke i deleguar dy katërshe gjyqtarësh në dy ndeshje të rëndësishme të Ligës së Konferencës, të vlefshme për raundin e dytë kualifikues.

UEFA i ka besuar gjyqtarit kosovar me stemën ndërkombëtare, Mervan Bejtullahut, drejtimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet Ilves dhe Stjarnan, e cila zhvillohet më 30 korrik në Tammelan Stadion, Tampere, me fillim nga ora .

Ai do të asistohet nga gjyqtarët tjerë nga Kosova, Edmond Zeqiri dhe Bashkim Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç Bejtullahut me kolegë, UEFA i ka besuar edhe gjyqtarit tonë tjetër, Genc Nuza, drejtimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet Gent dhe LNZ Cherkasy, e cila zhvillohet më 30 korrik në KAA Gent Arena, Ghent, me fillim nga ora .

Në këtë ndeshje, Nuza do të asistohet nga Fatmir Sekiraqa dhe Pashtrik Burrniku, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella. Sipas FFK-së, këto delegime përfaqësojnë një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA dhe dëshmi të besimit të vazhdueshëm në profesionalizmin, përgatitjen dhe cilësinë e gjyqtarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Burimi: Telegrafi