U përfol për një përjashtim nga ekipi i Burnley, Armando Broja-s i

0%

U përfol shumë gjatë ditëve të fundit, se me klubit të Burnley dhe sulmesit shqiptar Armando Broja gjithçka ka përfunduar. E në fakt kështu mund të jetë. Armando Broja mund të jetë pranë një aventure të re në Serie A.

Për të përforcuar më shumë zërat ka menduar e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zgjuar interesin e Lazios, e cila po punon për ta afruar në këtë merkato.

Klubi bardhekaltër synon të mbyllë marrëveshjen në formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, një operacion me kosto të përballueshme, duke përfituar edhe nga hapësirat e kufizuara që Broja ka pasur së fundmi te Burnley. Nëse transferimi konkretizohet, për 23-vjeçarin do të ishte një mundësi e rëndësishme për të rilançuar karrierën dhe për të provuar vlerat e tij në kampionatin italian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Te Lazio, Broja do të vihej nën drejtimin e Gennaro Gattusos, ndërsa në Serie A do të përballej edhe me disa prej shokëve të tij të Kombëtares shqiptare.

Burimi: Bota Sot