Feraj i reagon Blerta Deliut: Si të duket cilësori “kudra” për gratë

0%

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaroi se “sulmet online ndaj grave janë sistematike” dhe se “asnjëherë nuk u atakuan zyrtaret e VV-së”. Pas kësaj deklarate ka reaguar analisti Hysamedin Feraj, i cili e ka pyetur Deliun se si e komenton përdorimin e cilësorit “kudra” për gratë e LVV-së nga, siç e quan ai, kryetari de facto i PDK-së, Sami Lushtaku.

“Blertë, si të duket cilësori “kudra” i grave të LVV-së nga kryetari de facto i partisë tënde, Sami Lushtaku? S’po flasim çka u shkrujanë grave të LVV-ë falangat e profileve të rremë të PDK-së, por për kryetarin de facto të saj që frymëzon atë ushtri”, shrkuan ai.

Burimi: Bota Sot