​Përfundon Kampionati i Kosovës në Beach Volley

0%

Federata e Volejbollit e Kosovës, në bashkëpunim me Libero – Fushë Kosovën, ka organizuar me sukses Kampionatin e Kosovës në Beach Volley për Seniorë, në konkurrencën e meshkujve dhe femrave që u zhvillua më 26 dhe 27 korrik në fushat e Beach Volley pranë Shkollës “Mihail Grameno”, në Fushë Kosovë.

Duke i ofruar ekipeve më shumë ndeshje dhe një garë sa më të drejtë e konkurruese, turneu u zhvillua sipas sistemit Double Elimination. Në total morën pjesë 19 ekipe, prej tyre 13 në konkurrencën e meshkujve dhe gjashtë në konkurrencën e vajzave, ndërsa gjatë dy ditëve u zhvilluan gjithsej 33 ndeshje (23 te meshkujt dhe 10 te femrat).

Te meshkujt, Adriatik Berisha dhe Erind Qalaj fituan medaljen e artë, kurse Endrit Nrecaj dhe Arlind Bytyqi të argjendtën, si dhe Ermal Maliqi dhe Erion Bajrami të bronztën. Te vajzat Xhudjena Kruti dhe Adelajda Prenga fituan medaljen e artë, kurse Mihane Gashani dhe Sibora Gashani të argjendtën, si dhe Amela Llugaliu dhe Lyra Pireva të bronztën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, fituesit u shpërblyen me kupa, medalje dhe shpërblime financiare ku vendi i parë u shpërblye me 500 €, vendi i dytë me 300 €, ndërsa vendi i tretë me 150 €.

Medaljet për vendet e treta i ndau Sabri Gjigoli, Drejtor i Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, medaljet për vendet e dyta Faton Paqarada, Drejtor i kompanisë Vlera Sport, ndërsa medaljet për kampionët u ndanë nga Vlonjat Hasani, Kryesues i Asamblesë Komunale të Fushë Kosovës (kategoria e meshkujve) dhe Ylber Kelmendi, Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Fushë Kosovës (kategoria e vajzave).

Kupat për ekipet kampione u dorëzuan nga Bahri Gjinovci, Kryetar i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, dhe Valon Prebreza, Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës.

Burimi: Bota Sot