Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur të martën më , komandantin i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli, admiralin George M. Wikoff, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n.
“Biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n”- Ajo tha se e falënderoi Admiralin Wikoff për angazhimin e tij, si dhe për shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Haxhiu theksoi se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i vendit. Sipas saj, Kosova do të vazhdojë ta forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit.
