Rrahje në Shtime, viktima përfundon në QKUK, policia arreston një

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar një 27-vjeçar në Shtime nën dyshimin se i ka shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër gjatë një përleshje, më . Sipas Policisë, rreth orës është pranuar një informatë për rrahje në rrugën “Imer Devetaku” në Shtime. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin M.A., 27-vjeçar.

“Personi i lënduar fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Shtime, më pas është transferuar në spitalin rajonal në Ferizaj dhe për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Shtime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo