Përjetojeni Sunny Hill Festival 2026 me energjinë e Shell-it

0%

Shell Kosova i bashkohet atmosferës së festivalit më të madh muzikor në Kosovë, Sunny Hill Festival 2026, duke sjellë energji, argëtim dhe një përvojë të veçantë për mijëra vizitorë. Si sponsor gjeneral i festivalit më të madh muzikor në Kosovë, Shell po përgatit një përvojë që ndërthur muzikën, argëtimin, shijen dhe momentet që bëhen edhe më të bukura kur ndahen me të tjerët.

Gjatë ditëve të festivalit, Shell do të jetë i pranishëm me skenën VIP dhe me një hapësirë të dedikuar në Chill Zone. Aty, vizitorët do të mund të pushojnë mes performancave, të marrin pjesë në lojëra dhe të përfshihen në aktivitete të përgatitura posaçërisht për ta.

Shell Chill Zone do të jetë një pikë takimi për të gjithë ata që duan të pushojnë për pak çaste pa u shkëputur nga atmosfera e festivalit. Lojërat, aktivitetet dhe surprizat do ta bëjnë këtë hapësirë një nga pikat që duhet vizituar patjetër gjatë Sunny Hill Festival. Përvoja me Shell do të vazhdojë edhe në zonën e ushqimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në food court, pjesëmarrësit do të mund të shijojnë Shell Hot Dog dhe sanduiçet Shell, duke i gjetur produktet e njohura të stacioneve Shell edhe brenda festivalit. Vizitojeni Shell Chill Zone, bëhuni pjesë e lojërave dhe aktiviteteve, shijoni atmosferën pranë skenës VIP dhe krijoni kujtime të reja nën ritmin e muzikës.

Përjetojeni Sunny Hill Festival me një përvojë të re nga Shell Kosova .

Burimi: Telegrafi