Dhimbje në Sadovinë: Ndahet nga jeta i riu Duart Arsim Xheladini

0%

Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Duart Arsim Xheladinit, nga fshati Sadovinë. Vdekja e tij e parakohshme ka prekur rëndë familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë banorët e fshatit Sadovinë, të cilët kanë shprehur pikëllimin për humbjen e një të riu.

Përmes një njoftimi, banorët e fshatit kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Xheladini, duke lutur që Zoti ta mëshirojë të ndjerin dhe t’i japë familjes forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më , në kohën e drekës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com