Haxhiu pret admiralin Wikoff: Kosova mbetet e orientuar drejt NATO-s

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pritur në takim Admiralin George M. Ëikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.

Sipas një postimi në Facebook, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, si dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me NATO-n.

“E falënderova Admiralin Wikoff për angazhimin e tij, si dhe për shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës. Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kosova do të vazhdojë ta forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit”, ka shkruar Haxhiu.

Burimi: Bota Sot