​Policia konfiskon armë dhe municion pas të shtënave në një aheng

0%

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë dhe municion pas raportimit për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Hereq të Gjakovës. Sipas policisë, nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me gaz, 58 fishekë dhe 25 gëzhoja. I dyshuari është intervistuar. Ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Burimi: Bota Sot