Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka anuluar pjesëmarrjen në bashkëbisedimin me bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), i cili ishte paraparë të mbahej sot në Sallën e Konferencave të KosovaPress. Sipas njoftimit të organizatorëve, Rama nuk do të marrë pjesë në këtë aktivitet.
Takimi ishte planifikuar të niste në orën dhe kishte për qëllim diskutimin e çështjeve që prekin komunitetin e biznesit dhe zhvillimin ekonomik të kryeqytetit. Klima e të bërit biznes, infrastruktura, shërbimet komunale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe sektorit privat, ishin disa nga temat që pritej të diskutoheshin në këtë takim.
