Ekskluzive | Antidroga godet sërish në Gjakovë – 22-vjeçari kapet me

0%

Aksionet e Policisë kundër narkotikëve po vazhdojnë në Gjakovë. Brenda një periudhe të shkurtër, hetuesit e antidrogës kanë proceduar edhe një person tjetër, pasi iu gjet substancë e dyshuar narkotike. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ervi Vehapin (22-vjeç).

Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 27 korrikut, rreth orës , në rrugën “Gasper Karaqi”, ku hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kanë ndaluar të riun për kontroll. Gjatë kontrollit, në posedim të tij është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas peshimit ka rezultuar të jetë 0.71 gram.

Substanca është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. I dyshuari është shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Gjakovë, ku është intervistuar nga hetuesit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Ervi Vehapit është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa pas përfundimit të procedurave ai është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com