Ekskluzive | Kapet me hashash në parkingun e diskotekës “Stop” në

0%

Një 30-vjeçar ka rënë në duart e Policisë në orët e para të mëngjesit në Gjilan, pasi gjatë një kontrolli iu gjet substancë e dyshuar narkotike. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Esat Ferën (30-vjeç).

Sipas informacioneve, rreth orës , njësia Task Forca në Gjilan ka ndaluar dhe kontrolluar të dyshuarin në parkingun e diskotekës “Stop”, ku në posedim të tij janë gjetur 5.38 gram substancë e dyshuar narkotike të llojit hashash.

Substanca është sekuestruar, ndërsa hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kanë kryer testin fushor, i cili ka rezultuar pozitiv për hashash.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Esat Ferës është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancës narkotike, psikotrope ose analoge”, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com