Një konflikt familjar në fshatin Shkabaj të Prishtinës ka eskaluar në dhunë fizike, duke përfunduar me arrestimin e babait dhe djalit. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuar janë G.M. rreth 71-vjeç dhe U.M. rreth 55-vjeç . Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 27 korrikut, rreth orës , kur Policia ka pranuar një njoftim për një rrahje në progres.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë konstatuar se pas një fjalosjeje, G.M. dhe U.M. ishin përleshur fizikisht, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të lehta trupore. Të dy kanë marrë trajtim mjekësor nga ekipet emergjente.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor ”, ndërsa G.M. dhe U.M. janë ndaluar për 48 orë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
