Gjatë 24 orëve, dhjetë raste të denoncuara për dhunë në familje

0%

Ministria e Punëve të Brendshme dje informoi se, nga gjithsej 10 raste të denoncuara për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit, pesë persona janë privuar nga liria, ndërsa me një person është zhvilluar bisedë zyrtare.

Më , në orën , në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.S. (46) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 47-vjeçare.

Më , në orën , në SPB Shkup, një grua 29-vjeçare denoncoi se për një periudhë rreth gjashtë muajsh ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor E.H. Më , në orën , në SPB Shkup, një grua 55-vjeçare denoncoi se djali i saj O.G. i kishte bërë kërcënime asaj dhe motrës së tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më , në orën , në SPB Shkup, një grua 46-vjeçare denoncoi se rreth orës , në zonën e komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj K.S.

Më , në orën , në SPB Shkup, një grua 41-vjeçare denoncoi se për rreth tre muaj ish-partneri i saj A.J. (37) e kishte shqetësuar psikologjikisht duke e telefonuar vazhdimisht në celular, duke lënë mesazhe të shkruara në automjetin e saj dhe në dy raste e kishte parë para shtëpisë së saj, duke tentuar të komunikonte me të.

Burimi: Bota Sot